15 C
Tuzi
Tuesday, October 7, 2025

Kurti priti ambasadorin e Malit të Zi, Bernard Çobaj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua sot me ambasadorin e Malit të zi në Kosovë, Bernard Çobaj. 

Biseduan për zhvillimet në vend, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. 

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se gjatë takimit u theksua rëndësia e diplomacisë kulturore në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve. 

Kurti falënderoi ambasadorin Çobaj për përkushtimin dhe angazhimin e tij në forcimin e raporteve dypalëshe dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi ndaj Kosovës

Lajmet e fundit
Related news