14.9 C
Tuzi
Thursday, May 2, 2024

60 ditë nga marrja e mandatit të Millojko Spajiq

Qeveri të re të Malit të Zi  nuk ka as në horizont edhe pse nesër bëhen dy muaj që kur lideri i Lëvizjes Evropa Tani  Milojko Spajiq mori mandatin për të formuar kabinetin e tij. Në një takim të mbajtur të premten në mbrëmje, Klubi Parlamentar i PES autorizoi lidershipin e partisë dhe ekipin negociator të udhëhequr nga Spajiq që të shqyrtojnë opsionet e reja për formimin e qeverisë.

Lëvizja e grupit parlamentar pasoi pasi demokratët ndaluan përfundimisht formimin e një qeverie me 41 deputetë duke mos lejuar votën vendimtare të deputetit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka, i cili ishte në listën e Partisë Demokratike të Socialistëve në zgjedhje, por ndërkohë formoi grupin parlamentar me Forumin Shqiptar. Paraprakisht, demokratët kanë mbështetur Spajiqin për të formuar Qeverinë së bashku me partitë e pakicave.

Lajmet e fundit
Related news