Publikimi vë në dukje se Mali i Zi nuk ka një politikë të popullsisë dhe urgjentisht duhet të merren masa afatgjata që ky shtet të shndërrohet në një vend ku më shumë njerëz vijnë se sa largohen, në një vend ku më shumë njerëz lindin se sa vdesin.
Mali i Zi, për dalim nga shtetet e zhvilluara, vuan nga një problem i madh që është endemik- demografia. Publikimi i fundit i përgatitur nga Shoqata e Statisticienëve dhe Demografëve të Malit të Zi dhe Qendra për Tranzicion Demokratik, nxori në pah të dhëna shqetësuese të cilat tregojnë se ky shtet në shekulin 21 ka hyrë në probleme demokrafike, ndaj rritet ndjeshëm vdekshmëria, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët nën moshën 1-vjeçare. Sipas këtij publikimi, për tridhjetë vjet 70.000 qytetarë u larguan nga Mali i Zi , ndërsa numri i përgjithshëm i banorëve të këtij shteti po zvogëlohet më shumë për shkak të largimit të madh të popullsisë.
Ky trend i zvogëlimit të popullsisë, thuhet në publikim, është i pranishëm që nga viti 2018 dhe përveç faktit që vdekshmëria është rritur, popullsia në Mal të Zi po plaket. Të dhënat tregojnë se popullsia deri në 14 vjeç është pothuajse e barabartë me ata 65 vjeç
Autorët e hulumtimit, përfaqësuesja Shoqatës së Statisticienëve dhe Demografëve (SHSD) të Malit të Zi, Gordana Radojeviq dhe përfaqësuesja e Qendrës për Tranzicion Demokrtatik (QDT) Milena Gvozdenoviq, theksuan se kur shikojmë apo analizojmë në detaje shkaqet apo vdekshmërinë specifike, do të shohim se ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në vdekshmërinë e foshnjave apo fëmijëve deri në moshën 1-vjeçare. Kjo normë, siç pohuan ato, u rrit nga 1.4 % në 3.7 %. Nga ana tjetër, shkaku më i spikatur i vdekjes për të cilin mund të flasim është vetëvrasja dhe sipas të dhënave të fundit Mali i Zi renditet i 14-ti në botë për sa i përket shkakut të vdekjes. Ky trend i zvogëlimit të popullsisë, thuhet në publikim, është i pranishëm që nga viti 2018 dhe përveç faktit që vdekshmëria është rritur, popullsia në Mal të Zi po plaket. Të dhënat tregojnë se popullsia deri në 14 vjeç është pothuajse e barabartë me ata 65 vjeç. Ndërkaq vjetërsia mesatare e popullatës në Mal të Zi është gati 40 vjeç dhe sipas të gjitha parametrave ky vend ka hyrë në zonën e plakjes së thellë demografike. Këto të dhëna të mbledhura dhe të përpunuara nga Shoqata e Staticientëve dhe Demografëve të Malit të Zi dhe Qendrës për Tranzicion Demokratik, dëshmojnë se Mali i Zi është në një pozitë shumë të pafavorshme demokratike, se situata është alarmante, se këto të dhëna duhet vërtet t’i shqetësojnë autoritetet tona, të cilat duhet të marrin masa të menjëhershme. Publikimi vë në dukje se Mali i Zi nuk ka një politikë të popullsisë dhe urgjentisht duhet të merren masa afatgjata që ky shtet të shndërrohet në një vend ku më shumë njerëz vijnë se sa largohen, në një vend ku më shumë njerëz lindin se sa vdesin.Përfundimi kryesor i këtij publikimi është që elitat në pushtet në Mal të Zi me vite nuk janë të afta të krijojn një politikë serioze të populsisë. Publikimi i përmendur rekomandon që në vend të atyre masave të izoluara ad hoc populiste që ne jemi dëshmitarë, veçanërisht në vitet e zgjedhjeve, na duhet një strategji dhe politika e popullsisë të jetë pjesë integrale e politikave arsimore, shëndetësore, sociale, fiskale etj. Me fjalë të tjera, Mali i Zi ka nevojë për një politikë gjithëpërfshirëse që do të kujdeset për njerëzit dhe nevojat e tyre. Për të pasur politika efektive, theksohet në publikim, duhet të kemi institucione që do t’i zbatojnë ato. Prandaj nga sektori joqeveritar propozojnë formimin e këshillave që do të merren me rivitalizimin demografik.
Ekspertët e fushës demografike janë të mendimit se Mali i Zi ka nevojë për një politikë të popullsisë dhe se në këtë pjesë të politikave publike nevojitet një ndërprerje urgjente dhe e qartë me praktikat e mëparshme, dhe se politika e popullsisë duhet të bëhet realitet dhe të mos mbetet një qëllim deklarativ apo populist i shprehur në fjalimet e politikanëve apo vendimmarrësve
Ekspertët e fushës demografike janë të mendimit se Mali i Zi ka nevojë për një politikë të popullsisë dhe se në këtë pjesë të politikave publike nevojitet një ndërprerje urgjente dhe e qartë me praktikat e mëparshme, dhe se politika e popullsisë duhet të bëhet realitet dhe të mos mbetet një qëllim deklarativ apo populist i shprehur në fjalimet e politikanëve apo vendimmarrësve. Sipas njohësve të kësaj fushë, qeveritë e Malit të Zi në disa mandate nuk e panë nevojën e formulimit dhe koordinimit të zbatimit të politikës së popullsisë, gjë që u reflektua natyrshëm në rezultatet e saj.
Sipas këtij publikimi, për tridhjetë vjet 70.000 qytetarë u larguan nga Mali i Zi , ndërsa numri i përgjithshëm i banorëve të këtij shteti po zvogëlohet më shumë për shkak të largimit të madh të popullsisë
Nëse qeveritë e ardhshme, pohojnë ekspertët e fushës demografike, kanë vizionin dhe nevojën për të ruajtur substancën bazë të popullatës në Mal të Zi, duhet të ndërmarrin pa vonesë disa hapa të rëndësishëm, që nënkupton përgatitjen dhe miratimin e një strategjie për rigjallërimin demografik. Nga demografia varet zhvillimi e mirëqenia, e ardhmja, varet pesha e Malit të Zi, fuqizohet zëri i popullsisë, rritet mundësia për dinjitet e mbrojtje të qytetarëve që jetojnë në këtë vend. Kjo duhet të kihet parasysh, sidomos sot në prag të hedhjes së një hapi të rëndësishëm drejt Bashkimit Evropian.