Gjelaj nënshkruan kontratën për ndërtimin e rrethrrotullimit në Tuz

0
39
Screenshot

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka nënshkruar sot kontratën për ndërtimin e rrethrrotullimit në kryqëzimin e rrugës Tuz–Bozhaj me rrugën Tuz–Mataguzh, me vlerë prej 449.978,75 eurosh.

Gjelaj njoftii se ky investim përfshin rrethrrotullimin, rrugët hyrëse, trotuaret dhe rampat për personat me aftësi të kufizuara, duke sjellë qarkullim më të lehtë dhe siguri më të madhe për qytetarët.

Me projekte konkrete, çdo ditë bëjmë Malësinë më të zhvilluar dhe më të sigurt për të gjithë. Malësia në duar të sigurta, tha Gjelaj.