19.9 C
Tuzi
Tuesday, April 30, 2024

Spajiq: Qëndrimin zyrtar të Malit të Zi për Kosovën do ta shihni në Këshillin Ministror

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka folur rreth qëndrimit të qeverisë së tij për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se më 18 prill do të mësohet se cili është qëndrimi i Podgoricës për hyrjen e Kosovës në këtë institucion.


Votimi do te behet ne prill, kur do te mbahet seanca plenare dhe keshillit ministror dhe me pas do te mund të shihni qendrimin zyrtar te shtetit të Malit te Zi”, thaKryeministri Spajiq.

Qëndrim të njëjtë me kryeministrin Spajiq ka shprehur edhe ministrja malazeze për Çështje Evropiane, Maida Gorçeviq, e cila tha se vota e deputetes Vukçevqi nuk flet për qëndrimin e Malit të Zi ndaj Kosovës.

Ministrja malazeze e cila vizitoi sot Kosovën, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, shtoi se do të përkrahet Kosova drejt KiE-së, në Këshillin Ministror, që i bie në fazën finale.

Lajmet e fundit
Related news