BALLKANI DHE STRUGA MESOJNE KUNDERSHTARET E
MUNDSHËM
Ditën e nesër në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për turin e parë të Champions league. Në orën 14:00, Deçiqi, Egnatia, Ballkani dhe Struga do të mësojnë kundërshtarët e tyre në këtë kompeticion.
Në turin e parë të Champions League goglat mund të rezervojnë “derbi” shqiptarësh, pasi në grupin e parë në vazon e parë bën pjesë Ballkani, teksa si kundërshtarë të mundshëm do të ketë Egnatian, Deçiq dhe Strugën.
Ndërkohë nga krahu tjetër përveç Ballkanit, kundërshtarët e tjerë të mundshëm të Deçiqit, Egnatias dhe Strugës janë Slovan Bratislana, Lincoln Red Imps, New Saints dhe Borac Banja Luka.