Takim i përzemërt me ambasadoren e Republilës së Kosovës në Malin e Zi, zonjën Arijana Zherka-Hoxha.
Diskutuam mbi vijimsinë e marrëdhënieve tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e padiskutueshëm në fushat ku Kosova ka përvojë të mirë, siç është fusha e shërbimeve publike digjitale që janë shumë të rëndësishme për ne.
Nga ana tjetër ne do të vijojmë të jemi në krah të Kosovës, rrugës së saj euro-atlantike dhe sigurisht mbrojtjes së sovranitetit dhe pavarsisë së saj.