Mali i Zi sot në Bruksel, në Konferencën Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, mbylli edhe dy kapituj tjerë të negocius – Kapitullin 8 (Konkurrenca) dhe Kapitullin 29 (Bashkimi Doganor).
Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, gjatë Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel mbylli edhe një kapitull tjetër në negociatat me BE, duke shënuar rekord me shtatë kapituj të mbyllur deri tani.
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, deklaroi se vendi ka kaluar gjysmën e rrugës në procesin e negociatave për anëtarësim në BE. Ndërsa komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, vlerësoi se Mali i Zi ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, përshëndeti mbylljen e Kapitullit 8 – Konkurrenca, duke theksuar se ky është një tjetër hap i rëndësishëm i Malit të Zi drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
“Kemi hapur dyert për hyrjen e Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe tani është përgjegjësia jonë që ta vazhdojmë këtë rrugë me vendosmëri dhe pa pengesa”, tha Gjeloshaj.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë dhe të matshëm në mbylljen e shtatë kapitujve negociues, duke dëshmuar një nivel të lartë profesionalizmi, përgjegjësie dhe përkushtimi ndaj agjendës evropiane, tha Gjeloshaj.