Me qëllim të shkëmbimit të mendimeve dhe nxitjes së dialogut ndërmjet vendimmarrësve dhe juristëve të ardhshëm, ministri i Administratës Publike, z. Marash Dukaj, mbajti sot një ligjëratë në Fakultetin Juridik të Universitetit “Mediteran” mbi reformat në administratën publike.
Ministri Dukaj shprehu bindjen se studentët janë bartës të përparimit. Interesimi i të rinjve intelektualë përbën një kontribut të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
“Administrata publike është gjithandej rreth nesh. Nuk është vetëm administratë, por është mënyrë jetese për secilin individ dhe për të gjithë ne bashkë,” tha Dukaj.