Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi të hënën vendimin për ngritjen e statusit të Kosovës në anëtarë të asociuar në këtë organizatë.
Shumica e vendeve votuan për, një ishte kundër ndërsa 14 abstenuan.
Për antarësimin e Kosovës pro votuan të dy anëtarët e delegacionit të Malit të Zi.
Ngritja e përfaqësimit të parlamentit të Kosovës në këtë organizatë është kundërshtuar ashpër nga Serbia, përfaqësues të së cilës kanë thanë se statusi i asociuar për Prishtinën është shpërblim, ndërsa ajo po bën gjithçka që është në fuqinë e saj për të penguar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe për të mos përmbushur detyrimet e saj nga marrëveshja e Brukselit.