Komuna e Tuzit njofton se nesër, më 4 shtator 2024, do të fillojë linja e re e autobusit që do të përfshijë vendbanimet Omerbozhaj (7:10), Dinoshë (7:15), Milesh (7:20), Tuz (7:25), Sukruq (7:35), Kodërbudan (7:40), Nënhelm-Deshaj (7:45), Vuksanaj (7:50) dhe Tuz (7:55).
Linja kthyesë do të realizohet pas përfundimit të mësimit në orën 14:00.
Transporti operohet nga Ndërmarrja “Komunale – Komunalno” Tuz.
Kjo linjë e re synon të lehtësojë lëvizjen e banorëve të këtyre vendbanimeve drejt qendrës së Tuzit, duke u mundësuar atyre qasje më të lehtë në shërbimet publike.