Komuna e Tuzit njofton: Nënshkruhet kontrata për vendosjen e gardhit mbrojtës në rrugën Grudë–Triesh

0
477

Komuna e Tuzit informon opinionin publik se është nënshkruar kontrata për realizimin e punimeve për vendosjen e gardhit mbrojtës në rrugën që lidh Grudën me Trieshin, në vlerë prej 150.000,00 € me TVSH.

Ky projekt ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të qarkullimit në këtë segment rrugor, njoftuan nga Komuna e Tuzit.