Kombëtarja Shqiptare e ka nisur mbarë garën në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë mposhtën 2:1 Ukrainën të shtunën në ndeshjen e parë të Grupit 1 në Ligën B.
Ekipi i udhëhequr nga Sylvinho fitoi me përmbysje.
Ukrainasit kaluan në epërsi në minutën e 49-të përmes Yukhym Konoplyas, ndërsa Shqipëria barazoi pas vetëm pesë minutash përmes Ardian Ismajlit. E në minutën e 66-të, për 2:1 shënoi Jasir Asani.