Sot u takova me Ministrin e Punës dhe Ekonomisë të Republikës Federale të Austrisë, Dr. Martin Kocher.
Ministrit austriak i dëshirova mirëseardhjen dhe theksova marrëdhëniet e shkëlqyera midis Malit të Zi dhe Austrisë.
Ministri Kocher deklaroi se e njeh angazhimin e Malit të Zi ndaj reformave dhe tha se “Austria dëshiron ta shohë Malin e Zi si anëtarën e 28-të të BE-së”.
Ministrin e njoftova me planin për zhvillimin e infrastrukturës së transportit deri në vitin 2030 dhe theksova rëndësinë e ndërtimit të një autostrade që do të lidhë edhe më shumë Malin e Zi me Austrinë dhe Europën.
Veçanërisht theksova se vizita e tij është nxitje për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e rritjes së investimeve, turizmit, infrastrukturës etj.
Gjatë takimit inicova nënshkrimin e Marrëveshjes së re për nxitjen e ndërsjellë dhe mbrojtjen e investimeve, si dhe memorandumin për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, duke pasur parasysh se ekzistuesi është nënshkruar në vitin 2001, të cilin ministri austriak e ka përkrahur.
Në fund të takimit u dakorduam se dialogu intensiv do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.
NGJ