Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, tha se qëndrimi i Qeverisë është i qartë ndaj Kosovës dhe se çdo deputet mund të votojë si të dojë, por se Qeveria do ta japë verdiktin e saj.
Në mbledhjen e djeshme në Paris, Komisioni Politik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PSSE) ka vendosur që të rekomandojë ftesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Gjeloshaj është pyetur nga gazetarët se si e komenton faktin që deputetja Maja Vukiqeviq e Partisë Popullore Demokratike (DNP) votoi kundër.
Mandati i deputetit është i pavarur, ashtu siç është i qartë qendrimi zyrtar i Qeverisë së Malit të Zi: Kosova shtet i pavarur dhe si i tillë është fqinj dhe partner i besueshëm me të cilin ndajmë vlerat e përbashkëta europiane dhe euroatlantike.
Qëndrimi i shtetit paraqitet nga ministri në mbledhjen e Komitetit të Ministrave dhe vota e PSSE duhet të konfirmohet nga ministrat.
Kosova, thotë ai, është partneri i Malit të Zi.
“Ne kemi marrëdhënie të mira diplomatike, së shpejti do të emërojmë ambasadorin në Kosovë dhe me të gjitha vendet që i kemi njohur – ne i respektojmë ato vende dhe kemi marrëdhënie të mira”, tha Gjeloshaj.