Home Kryesore Gjeloshaj në Uashington nënshkruan Memorandum me SHBA-të për bashkëpunimin ekonomik

Gjeloshaj në Uashington nënshkruan Memorandum me SHBA-të për bashkëpunimin ekonomik

0
Gjeloshaj në Uashington nënshkruan Memorandum me SHBA-të për bashkëpunimin ekonomik

Kam pasur nderin dhe kënaqësinë që si udhëheqës i delegacionit, në emër të Qeverisë dhe Shtetit të Malit të Zi, të nënshkruaj në Uashington Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin ekonomik.

Memorandumi i Mirëkuptimit, i cili është një nga rezultatet e dialogut ekonomik mes dy vendeve tona paraqet gjithashtu një shembull konkret të orientimit properëndimor dhe euroatlantik të Malit të Zi.

Sot nënshkruam këtë Memorandum të rëndësishëm historik për Bashkëpunimin Ekonomik, ku Mali i Zi dhe SHBA forcuan më tej marrëdhëniet ekonomike dypalëshe dhe hapën një kapitull të ri për zhvillimin e përbashkët dhe prosperitetin ekonomik.

Nik Gjeloshaj,
Zëvendëskryeministër për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik