Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka deklaruar se në Ulqin do të ketë investime dhe zhvillime, por asnjë projekt nuk do të realizohet pa pëlqimin e Komunës së Ulqinit.
Në marrëveshje me kryeministrin Spajiq, sot janë propozuar dhe miratuar konkluzionet e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, për të cilat votoi Forumi Shqiptar në kuvendin komunal të Ulqinit. Forumi Shqiptar në Qeveri është për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar dhe vetëm kështu, unikë dhe të vendosur, do të vazhdojmë në të ardhmen – deklaroi Gjeloshaj.