Zëvendëskryeministri e ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj deklaroi sot se aksioni për kufizimin e marzheve do të fillojë nesër dhe do të zgjasë deri më 31 janar të vitit të ardhshëm.
“Mendoj se shitoret kanë pasur kohë për t’u përgatitur. Ne i kemi përfunduar të gjitha procedurat”, theksoi Gjeloshaj i cili paralajmëroi promovimin e këtij aksioni edhe përmes mesazheve telefonike. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë ata të cilët nuk do ta respektojnë këtë aksion. Përndryshe, siç njoftoi ai, Qeveria e Malit të Zi poashtu ka hartuar projektligjin për kreditë konsumatore, sipas të cilit do të hiqen tarifat për përpunimin dhe shlyerjen e parakohshme të kredive banesore si dhe vendosjen e normës më të lartë të lejuar të interesit efektiv për kreditë konsumatore.