22.9 C
Tuzi
Sunday, May 24, 2026

Forumi Shqiptar ka lansuar podcastin “Zgjidhja” dhe Akademinë Politike

Forumi Shqiptar ka lansuar podcastin “Zgjidhja” dhe Akademinë Politike, duke u bërë subjekti i parë politik shqiptar në Mal të Zi që ndërmerr iniciativa të tilla në fushën e komunikimit politik dhe trajnimin e liderave të rinj. Në prezantimin e ketyre iniciativave morën pjesë kryetari i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, si dhe Marash Dukaj, minister dhe pjesë e Forumit Shqiptar.

Gjeloshaj tha se podcasti “Zgjidhja” do të shërbejë si platformë moderne komunikimi me qytetarët dhe si hapësirë debati për temat që prekin shqiptarët në Mal të Zi, nga zhvillimi ekonomik e deri tek arsimi, rinia dhe integrimi europian.

Megjithatë, fokusi kryesor i prezantimit ishte Akademia Politike, e para akademi politike e një subjekti shqiptar në Mal të Zi. Gjeloshaj tha se projekti synon ndërtimin e një brezi të ri lidershipi, të përgatitur për sfidat moderne politike dhe institucionale.

“Politika moderne nuk mund të mbështetet vetëm tek emocionet apo improvizimi. Ajo kërkon dije, komunikim, vizion dhe njerëz të përgatitur. Dhe pikerisht kete synon Akademia politike!

Sipas Gjeloshajt, Akademia Politike do të funksionojë si shkollë lidershipi dhe komunikimi politik, ku të rinjtë do të trajnohen për funksionimin e institucioneve, ndërtimin e politikave publike, menaxhimin e fushatave moderne dhe përfaqësimin dinjitoz.

Në fjalën e tij, Gjeloshaj u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e akademisë, duke theksuar se ndryshimi nuk mund të vijë pa investim tek gjeneratat e reja.

Kjo akademi nuk do të jetë vetëm një trajnim politik klasik.Ajo do të jetë një shkollë lidershipi. Një hapësirë ku të rinjtë do të mësojnë: si funksionojnë institucionet, si ndërtohen politikat publike, si zhvillohet komunikimi politik, si menaxhohen fushatat moderne, si ndërtohet besimi me qytetarët dhe si mbrohen interesat kombëtare në mënyrë serioze dhe europiane.

Sipas drejtuesve të Forumit Shqiptar, Akademia Politike synon të ndërtojë një kulturë të re politike ndër shqiptarët në Mal të Zi, më moderne, më profesionale dhe më europiane.

Lajmet e fundit
Related news