Home Kryesore Forumi Shqiptar do të garojë në zgjedhjet lokale në Podgoricë

Forumi Shqiptar do të garojë në zgjedhjet lokale në Podgoricë

0
Forumi Shqiptar do të garojë në zgjedhjet lokale në Podgoricë

Forumi Shqiptar do të dalë në zgjedhjet lokale në Podgoricë në mënyrë të pavarur përmes aksionit afirmativ ose në koalicion ku tashmë kemi ftesë për bisedime nga dy subjekte dhe për çfarë do të vendosim në periudhën e ardhshme, deklaroi Nik Gjeloshaj, lider i Forumi Shqiptar dhe zv.kryeministër dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Gjeloshaj thekskoi se rezultati i mirë në Podgoricë nga zgjedhjet parlamentare i inkurajon edhe më shumë që votuesit e Forumit Shqiptar kanë zgjedhjen e tyre.

Gjeloshaj thotë se si në çdo proces të deritanishëm demokratik, qoftë në nivel shtetëror apo lokal, kontributin e tyre do ta japin edhe shqiptarët, të cilët, siç thekson ai, do të jenë gjithmonë në koordinim të vazhdueshëm me politikën e BE-së dhe me aleatët tanë perëndimorë. 

“Për sa i përket agjendës evropiane dhe politikës së brendshme, në këto zgjedhje presim që puna e vyeshme e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi të reflektojë dhe të vlerësohet pozitivisht në drejtim të marrjes së IBAR-it, menaxhimit të ekonomisë, integrimit dhe faktorizimit të shqiptarëve, kufizimit të marzheve në ushqimet bazë e shumë të tjera. Forumi Shqiptar do të vazhdojë të avokojë për zbatimin e programit të tij në çdo zgjedhje, ku shkruhet saktësisht se cilat janë synimet tona dhe çfarë bën Forumi Shqiptar. Qëllimi ynë është një qytetar progresiv, ekonomikisht i fortë, me orientim evropian, pa përçarje politike apo paragjykime etnike dhe këtë mund ta arrijmë vetëm nëse të gjithë së bashku punojmë në drejtim të zhvillimit më të shpejtë social dhe ekonomik. Le të dëgjohet zëri i popullit dhe le të fitojnë ata që realisht punuan për ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve dhe zgjidhjen e disa problemeve prej dekadash, dhe populli, përmes zgjedhjeve të ndershme, demokratike dhe të lira, të dijë më së miri të zgjedhë dhe të vlerësojë,” theksoi Gjeloshaj.