Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka njoftuar se MAP ka themeluar Autoritetin e Certifikimit GoVME CA, një hap i rëndësishëm për transformimin dixhital të Malit të Zi.
“Së bashku me këtë nismë, për herë të parë, MAP ofron shërbime të sigurta elektronike për administratën shtetërore. Ky avancim domethënës përmirëson infrastrukturën dixhitale dhe rrit sigurinë në shërbimet elektronike, duke forcuar besimin e qytetarëve dhe institucioneve,” theksoi Dukaj.
Ai shtoi se ky hap përbën një bazë të qëndrueshme për dixhitalizimin dhe afrimin e Malit të Zi me standardet evropiane.