20.9 C
Tuzi
Wednesday, May 8, 2024

Çmimi shtetërorë, “Oktoih” për David Kalaj

Ministrja e arsimit Angjella Vujaçiq- Stojanoviq sot në vilen “Gorica”, Davidit Kalaj, profesorit në Fakultetin e shkencave matematiko- natyrore në Universitetin e Malit të Zi dhe Ana Vujaçiq, profesoreshës së fizikës në shkollën e mesme të Nikshiqit, iu nda çmimi shtetërorë, “Oktoih” për vitin 2023.

Vendimin për laureatët e sivjetmë e ka marrë juria e përbërë nga kryetari Millivoje Radoviq dhe anëtarët Martin Qallasan, Sanja Ognjanoviq, Mirsada Shabotiq dhe Nenad Vujadinoviq. “Në thirrjen publike për dhënien e propozimeve për fituesit e Çmimit shtetëror, “Oktoih”, vitin e kaluar u pranuan shtatë propozime për individë, gjashtë për dhënien e çmimit për personel arsimorë dhe një për dhënien e çmimit për akademik”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Arsimit

Lajmet e fundit
Related news