15.9 C
Tuzi
Thursday, May 2, 2024

25 vjet nga krimi ndaj shqiptarëve në Husaj të Rozhajës 

Kanë kaluar 25 vjet që kur pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë vranë 22 dhe plagosën 7 civilë të kombësisë shqiptare në zonën e fshatit Husaj të Rozhajës, të cilët u larguan në territorin e Malit të Zi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999. Në mesin e të vrarëve kishte fëmijë, gra dhe të moshuar.

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq tha se ky krim paraqet një kapitull të errët të historisë sonë i shënuar me humbjen e jetëve të pafajshme, të atyre që kërkuan strehim në vendin tonë. Ai u bëri thirrje organeve kompetente që të mos heqin dorë nga zbardhja e së vërtetës së plotë dhe përgjegjësisë së autorëve.

Lajmet e fundit
Related news