Në kuadër të fushatës kombëtare “Ruaje që të të ruajë”, të mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi dhe Ministria e Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut, sot janë zhvilluar aksione të organizuara për pastrimin e mbeturinave në Komunën e Tuzit dhe përgjatë aksit rrugor Tuz–Podgoricë.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Johan Sattler, ministri i Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut, Damjan Qullafiq, si dhe drejtori i SHPK “Komunalno/Komunale”, Albian Sinishtaj.
Gjithashtu, pjesë e nismës u bënë punonjës të Komunës së Tuzit dhe ndërmarrjeve të tjera publike vendore, të cilët kontribuan në largimin e mbetjeve dhe sistemimin e zonës.
Aksioni u zhvillua në kuadër të fushatës kombëtare “Ruaje që të të ruajë”, me mbështetjen e Qeverisë së Mali i Zi dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte eliminimi i deponive të paligjshme, përmirësimi i mjedisit dhe rritja e ndërgjegjësimit qytetar për mbrojtjen e natyrës.
Organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për komunitetin.