Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka vizituar Qendrën për Zhvillimin e Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor (WB3C), ku përgëzoi Naim Gjokaj për marrjen e detyrës së drejtorit të kësaj qendre.
Qendra WB3C është themeluar me iniciativë të përbashkët të qeverive të Malit të Zi, Francës dhe Sllovenisë, si dëshmi e besimit të partnerëve ndërkombëtarë në Malin e Zi dhe rolit të tij në fushën e sigurisë kibernetike.
Gjatë vizitës, ministri Dukaj e inkurajoi Gjokaj të intensifikojë aktivitetet dhe partneritetet ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit kibernetik.
Dukaj theksoi se, në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Kibernetike dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, Mali i Zi po zhvillon një përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj sfidave bashkëkohore të sigurisë në hapësirën kibernetike.
