Baton Haxhiu nesër në Podgoricë promovon dy librat e tij të rinj: “Brenda luftës” dhe “Kosova – Historia që zhbëri Jugosllavinë”

0
64

Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu do të jetë nesër në Podgoricë, ku do të promovojë dy librat e tij të rinj: “Brenda luftës” dhe “Kosova – Historia që zhbëri Jugosllavinë”.

Pas promovimeve në Tiranë dhe Prishtinë, Haxhiu vjen në Podgoricë me dy botimet që trajtojnë periudha dhe zhvillime të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe të Ballkanit.

Në librin “Kosova – Historia që zhbëri Jugosllavinë”, autori shqyrton rolin e çështjes së Kosovës në shpërbërjen e federatës jugosllave dhe shndërrimin e saj në një nga temat qendrore politike të Ballkanit.

Ndërkaq, libri “Brenda luftës: Kur ende nuk e dinim fundin” përmbledh 34 rrëfime të mbështetura në përvojën personale të Haxhiut gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në qendër të tyre janë frika, pasiguria dhe vendimet e vështira të një periudhe, përfundimi i së cilës mbetej i panjohur për ata që e përjetonin.

Promovimi organizohet nga Fondacioni UET PRESS dhe do të mbahet të shtunën, më 14 nëntor, në orën 16:30, në sallën “Princess Milica”, në Hotel Hilton në Podgoricë.