Pas nënshkrimit të kontratës për urën në Dinoshë, me vlerë 900.675 euro, sot kam shpallur prokurimin publik për ndërtimin e sallës sportive të tipit balon në Dinoshë, me vlerë 900.000 euro.
Salla do të shërbejë për nevojat e shkollës fillore dhe të gjithë qytetarëve të BL Dinoshë.
Pritja jonë ishte që ky projekt të realizohej nga Ministria e Arsimit, gjegjësisht Ministria e Punëve Publike. Megjithatë, duke pasur parasysh rëndësinë e tij për nxënësit dhe banorët, si Komunë kemi marrë përsipër ta çojmë përpara realizimin e tij.
Malësia në duar të sigurta!
Lindon Gjelaj
