Me propozimin e Komunës së Tuzit dhe Forumit Shqiptar, në buxhetin kapital për vitin 2027 është përfshirë projekti i ujësjellësit Llofkë–Selishtë–Triesh, me vlerë prej 1,4 milionë eurosh. Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj.
Me këtë projekt, nga Selishta deri në Triesh do të ndërtohet ujësjellësi, duke përmirësuar jetën e qytetarëve dhe duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e turizmit malor.
Hap pas hapi, e gjithë Malësia do të jetë e lidhur në rrjetin e ujësjellësit, theksoi Gjelaj.
