Qeveria në mbledhjen e mbajtur sonte ka miratuar disa ligje me qëllim të rritjes së pagave, e cila është planifikuar të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm.
Siç është bërë e ditur, bëhet fjalë për programin „Euromodel“, i cili do t’i dërgohet Kuvendit.
Euromodel parashikon që paga minimale neto të jetë 1.000 euro për punonjësit me nivel më të ulët të arsimit.
Paga minimale për ata me arsim të mesëm do të jetë 1.250 euro, ndërsa për punonjësit me arsim të lartë do të jetë 1.400 euro. Programi përfshin më shumë se 250.000 të punësuar.
Pensionistëve 100 euro para dimrit, nga prilli mesatarja mbi 600 euro
Nga viti 2027, pensionet do të harmonizohen katër herë në vit, në mënyrë që të ndjekin plotësisht rritjen e pagave. Pensioni mesatar në prill pritet të kalojë 600 euro, ndërsa pensioni minimal do ta tejkalojë ndjeshëm shumën prej 500 eurosh.
Ndërkaq, që në dhjetor të këtij viti, pa pritur vitin 2027, çdo pensionist do të marrë 100 euro shtesë për dimër.
