Në Tuz u hap zyrtarisht Panairi i 7-të i Librit

0
53

Mbrëmë u hap zyrtarisht Panairi i 7-të i Librit në Komunën tonë, një aktivitet i rëndësishëm kushtuar librit, dijes dhe kulturës.
Hapjen e panairit e bëri kryetari i Komunës, Lindon Gjelaj, ndërsa pjesë e programit ishte edhe promovimi i librit “Brenga” të autorit Pashko R. Camaj.
Gjatë diskutimit u fol për tematikën dhe mesazhet që përcjell vepra, për veçantinë e saj letrare dhe për mënyrën se si autori trajton tema që nxisin reflektim dhe përcjellin mesazhe të rëndësishme te lexuesi.
Në kuadër të panairit, vizitorët mund të gjejnë shtëpi botuese dhe botime të larmishme, me një përzgjedhje të pasur librash për të gjitha shijet dhe interesat.

Nga Komuna e Tuzit ftojnë që ta vizitoni Panairin e Librit edhe në ditët në vijim dhe të bëheni pjesë e këtij aktiviteti kulturor, që sjell pranë lexuesve autorë, botime dhe shtëpi botuese të ndryshme.