Ndërsa zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj flet gjithnjë e më hapur për albanofobinë dhe diskriminimin e pakicave dhe paralajmëron se për pozitën e shqiptarëve do të informojë shtetet anëtare të BE-së, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, mban një qëndrim ndryshe.
Në një intervistë për „Standard“, Gjeka deklaroi se nuk pajtohet me vlerësimet se ndonjë popull apo komunitet nacional në Mal të Zi diskriminohet sistematikisht.
Duke iu përgjigjur pretendimeve për albanofobi, Gjeka nuk e pranoi këtë vlerësim, duke thënë se distanca etnike ndaj shqiptarëve ende ekziston, por se, sipas hulumtimeve, ajo është në rënie.
