Shoqata “Malësia e Madhe” në Michigan donacion prej 21 mijë dollarësh për personat me aftësi të kufizuara

0
62

Shoqata “Malësia e Madhe” në Michigan ka kontribuar me një donacion në vlerë prej 21 mijë dollarësh për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Komunën e Tuzit.

Në kuadër të donacionit janë siguruar edhe tre shkopinj ndihmës për personat me dëmtim të shikimit, me vlerë prej 1,500 dollarësh secili. Pajisjet janë të teknologjisë së avancuar dhe mundësojnë komunikim të asistuar, duke ofruar informacione dhe ndihmë në përditshmëri.

Fatmir Beqira nga Komuna e Tuzit dhe Sekretariati për Diasporën shprehi mirënjohje për Shoqatën “Malësia e Madhe” në Michigan për këtë kontribut humanitar, duke vlerësuar solidaritetin dhe përkushtimin e diasporës ndaj bashkëvendësve në vendlindje.