26.3 C
Tuzi
Friday, July 31, 2026

Deçiqi përforcon sulmin me brazilianin 22-vjeçar Majkon

Deçiqi vazhdon me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri të Ligës së Parë të Futbollit të Malit të Zi, e cila nis zyrtarisht nesër.

Përforcimi më i ri i klubit nga Tuzi është braziliani Majkon, i cili vjen në Arena Besa me synimin për të rritur konkurrencën në repartin ofensiv.

Bëhet fjalë për një futbollist 22-vjeçar, i gjatë 185 centimetra, që luan kryesisht në pozitën e sulmuesit qendror. Ardhja e tij është pjesë e procesit të kompletimit të skuadrës së drejtuar nga trajneri Ivan Brnoviq para nisjes së kampionatit të ri.

Deçiqi ndeshjen e parë të sezonit do ta zhvillojë të dielën në Besa Arena, ku do të përballet me Arsenalin e Tivatit.

Lajmet e fundit
Related news