22.5 C
Tuzi
Wednesday, July 15, 2026

21 vjet më vonë: Jehona e fjalimit të Nikollë Gegaj

Le të kujtojmë se 21 vjet më parë, më 11 janar 2005, në Parlamentin e Unionit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi në Beograd, Nikollë Gegaj, atëherë deputet nga Mali i Zi, deklaroi se qëllimi i autoriteteve në Serbi nuk ishte përfshirja e shqiptarëve në institucionet e sistemit, por eliminimi i tyre. Kjo deklaratë erdhi pas vrasjes së një djali 6-vjeçar nga Presheva nga forcat ushtarake të Serbisë dhe Malit të Zi.

Në atë kohë, fjalimi i Gegajt shkaktoi reagime të ashpra nga autoritetet më të larta serbe, si dhe nga politikanë të njohur si Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Nebojsha Çoviq dhe të tjerë që ndodheshin në sallën parlamentare.

Sot, nga kjo distancë kohore, dhe veçanërisht pas deklaratës së ministres në Qeverinë e Serbisë, zonjës Paunoviq, e cila publikisht deklaroi në media se, po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit, do t’i kishte likuiduar shqiptarët e Kosovës. Shumëkush mund të vlerësojë se Gegaj kishte të drejtë.

Në atë periudhë kërkohej guxim i madh për të shprehur publikisht qëndrime të tilla, pasi plagët e luftës dhe përpjekjet për spastrimin etnik të Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit ishin ende të freskëta në kujtesën e njerëzve.

Vlen të kujtohet gjithashtu se Nikollë Gegaj, në atë seancë parlamentare në Beograd, foli në gjuhën shqipe.

Lajmet e fundit
Related news