Kryetarja e Komisionit të Arbitrazhit për përcaktimin e kufirit ndërmjet Podgoricës dhe Tuzit, Dragana Gjurishiq, sipas informacioneve jozyrtare të gazetës “Dan”, ka dhënë dorëheqje.
Đurišić ia ka dorëzuar dorëheqjen Qeverisë, e cila edhe e kishte emëruar në këtë detyrë. Pritet që pushteti ekzekutiv të reagojë ndaj kësaj rrethane të re, në mënyrë që procesi i përcaktimit të kufirit të çohet deri në përfundim.