28.4 C
Tuzi
Thursday, June 18, 2026

Conference league: Deçiqi kundër Liepaja, ndeshja e parë më 9 korrik në Arena Besa – Tuz

Deçiqi, do të përballet me skuadrën letoneze Liepāja në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ekipi nga Tuzi do ta zhvillojë ndeshjen e parë më 9 korrik në fushën e vet, kundër njërit prej ekipeve më të mira të Letonisë.

Liepāja konsiderohet një kundërshtar i fortë dhe me përvojë në arenën ndërkombëtare, por Deçiqi synon të shfrytëzojë faktorin fushë në takimin e parë për të krijuar avantazh para udhëtimit në Letoni.

Nëse arrin të eliminojë skuadrën letoneze, Deçiqi në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të përballet me Austria Wien, një nga klubet më të njohura të futbollit austriak. Megjithatë, fokusi i plotë i skuadrës nga Tuzi mbetet te sfida ndaj Liepajës.

Lajmet e fundit
Related news