24.4 C
Tuzi
Wednesday, June 10, 2026

Lirohet Dodë Ivanaj

Pas ndalimit që shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik dhe te përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi dhe diasporë, Dodë Ivanaj është liruar nga organet kompetente.

Lirimi i tij vjen pasi rasti ngjalli interesim të madh publik dhe ngriti pyetje lidhur me bazën ligjore të procedurës së ndërmarrë ndaj tij. Familjarët dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar kishin deklaruar më herët se Ivanaj nuk ndodhej në Mal të Zi në datën që lidhej me pretendimet e paraqitura në kallëzim.

Pritet që institucionet kompetente të japin sqarime të plota lidhur me rrethanat e ndalimit dhe hapat e mëtejshëm proceduralë, me qëllim që opinioni publik të informohet në mënyrë të qartë dhe transparente për këtë rast.

Lajmet e fundit
Related news