23.9 C
Tuzi
Friday, May 22, 2026

Komuna e Tuzi prezanton Agrobuxhetin 2026 prej 619.000 euro

Komuna e Tuzi ka bërë të ditur Agrobuxhetin për vitin 2026, i cili arrin vlerën totale prej 619.000 euro, duke shënuar rritje të mbështetjes për bujqësinë në Malësi.

Çdo vit më shumë investime për fermerët tanë, më shumë mbështetje për prodhimin vendor dhe më shumë përkushtim për zhvillimin e qëndrueshëm të Malësisë, theksuan nga Komuna.

Agrobuxheti përfshin këto masa:

  • Pagesa direkte për hektar – 295.000 €
  • Pagesa për krerë bagëtie – 90.000 €
  • Prodhimi i qumështit – 150.000 €
  • Bletaria – 40.000 €
  • Korrja e drithërave – 5.000 €
  • Kontributet për prodhuesit – 3.000 €
  • Mbrojtja e bimëve – 13.000 €
  • Kullosat malore – 3.500 €
  • Promovimi i produkteve – 7.000 €
  • Dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi – 12.500€
Lajmet e fundit
Related news