Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës Glauk Konjufca qëndroi në Tuz, ku u takua me përfaqësues të lartë institucionalë të shqiptarëve në Mal të Zi, në prag të festimit qendror të 20-vjetorit të Pavarësisë së Malit të Zi.
Gjatë vizitës Konjofca zhvilloi takim me Lindon Gjelaj, kryetar i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministër për politikë ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nikollë Camaj, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike, si dhe me Naim Gjokaj, sekretar shtetëror
Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe perspektiva e përbashkët euroatlantike. Takimi u cilësua si vëllazëror dhe në frymën e forcimit të lidhjeve institucionale dhe politike mes dy vendeve.
Kënaqësi të takoj njerëz që mbajnë përgjegjësi të mëdha dhe punojnë çdo ditë për popullin shqiptar në Mal të Zi.
Shqiptarët e Malit të Zi janë pjesë e pandashme e kombit tonë dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë pranë tyre, deklaroi Konjufca.