Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku u prit nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet tradicionale miqësore dhe bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe mbështetjen e ndërsjellë në proceset eurointegruese.
Palët diskutuan gjithashtu për rëndësinë e diplomacisë parlamentare në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për vazhdimin e reformave në kuadër të rrugës drejt Bashkimit Evropian.
U vlerësua progresi i Malit të Zi në procesin e integrimit evropian, ndërsa u ritheksua përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit rajonal në interes të qytetarëve dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.