Ministri i Administratës Publike, Maraš Dukaj, ka vlerësuar se Deklarata e Kuvendit të Komunës së Zetës për anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës përbën një përpjekje për ndërhyrje në kompetencat shtetërore dhe një hap prapa në procesin e ndërtimit të së ardhmes evropiane të Malit të Zi.
Dukaj thekson se nuk është i befasuar nga Deklarata e Kuvendit të Komunës së Zetës për anulimin e vendimit shtetëror për njohjen e Republikës së Kosovës.
“Pa hyrë në elementet kushtetuese-juridike që një akt i tillë politik nuk i jep karakter detyrues, megjithatë këtu bëhet fjalë për një fenomen të përpjekjes për marrjen e kompetencave të të tjerëve dhe ndërhyrje në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat janë synim parësor i vendit tonë”, ka shkruar Dukaj në profilin e tij në rrjetin social X.
Ministri vlerësoi se komuna më e re duhet të fokusohet në krijimin e kushteve më të mira për jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e komunitetit, në vend të veprimeve që, sipas tij, dobësojnë institucionet për interesa politike dhe gjeopolitike.
“Padyshim, dhe për fat të keq – një hap prapa në ndërtimin e së ardhmes evropiane”, përfundoi ai.