Dr. Martin Bojaj mori pjesë në takimin e ekspertëve të Komisioni Evropian, i cili u zhvillua në Bruksel, ku u diskutuan parashikimet ekonomike të pranverës 2026 dhe zhvillimet ekonomike në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Takimi mblodhi ekspertë dhe përfaqësues nga vende të ndryshme, me fokus në analizën e treguesve kryesorë makroekonomikë, sfidat aktuale dhe perspektivat e rritjes ekonomike.
Diskutimet u përqendruan gjithashtu në ndikimin e faktorëve globalë mbi ekonomitë në zhvillim dhe në përgatitjen e vendeve kandidate për integrim në tregun e përbashkët evropian.