17.9 C
Tuzi
Monday, April 20, 2026

Nënshkruhet kontrata prej 30.000 € për avancimin e fizioterapisë në Tuz

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj ka nënshkruar sot një kontratë donacioni me Shtëpinë e Shëndetit të Kryeqytetit, përkatësisht me drejtoreshën dr. Dragana Durkoviq, me qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e komunës sonë.

Kjo marrëveshje parashikon ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 30.000 euro, të cilat do të shfrytëzohen për pajisjen e hapësirave për fizioterapi në objektin shëndetësor në Tuz.

Ky investim do të rris cilësisë e trajtimeve rehabilituese dhe lehtësimin e qasjes së pacientëve në shërbime moderne të fizioterapisë, duke shmangur nevojën për udhëtime jashtë komunës, tha Gjelaj.

Lajmet e fundit
Related news