23.9 C
Tuzi
Thursday, April 16, 2026

Dukaj: Administrata publike hap Procesin e Berlinit në Mal të Zi

Mali i Zi po hyn në vitin e kryesimit të Procesit të Berlinit me një fokus të qartë tek njerëzit, lidershipi dhe reformat që çojnë drejt anëtarësimit të plotë në BE. Kjo u bë e ditur në konferencën e sotme për media, ku u prezantua aktiviteti i parë – takimi ministror “People4Europe – Forcimi i lidershipit dhe talenteve për një administratë publike të reformuar dhe të gatshme për Bashkimin Evropian”, i cili do të mbahet më 20 dhe 21 prill në Budva.

“Mali i Zi ka dëshmuar vazhdimësi në reforma dhe një rol konstruktiv në rajon, prandaj kryesimi ynë i Procesit të Berlinit për vitin 2026 është një hap logjik përpara drejt perspektivës evropiane. Mali i Zi sot zgjedh Evropën dhe zgjedh reformat. Në vitin kur shënojmë 20-vjetorin e pavarësisë, kemi motiv dhe përgjegjësi shtesë për të punuar edhe më fort drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian,” deklaroi ministri i administratës publike, Marash Dukaj.

Ai theksoi se takimi ministror do të mbledhë ministra të administratës publike nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe zyrtarë të lartë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të delegacionit të BE-së, ReSPA , si dhe ambasadorë të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit në Mal të Zi.

“Pjesa qendrore e aktivitetit do të jetë diskutimi ministror, gjatë të cilit do të fokusohemi në tre shtylla kryesore të reformës: fuqizimi i lidershipit, tërheqja e talenteve dhe ndërtimi i kapaciteteve. Mali i Zi dërgon mesazhin se reformat janë prioritet, por edhe se njerëzit janë forca jonë më e madhe nga e cila varen këto reforma,” përfundoi Dukaj.

Lajmet e fundit
Related news