Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka njoftuar se është shpallur prokurimi publik për realizimin e projektit të rëndësishëm rrugor Tuz–Dushiq–Vllanë–Mataguzh, me një vlerë prej 4.291.000 euro.
Gjelaj theksoi se bëhet fjalë për një premtim të dhënë nga Forumi Shqiptar, i cili tashmë po konkretizohet në terren, duke dëshmuar përkushtimin për realizimin e projekteve dhe obligimeve ndaj qytetarëve.