16.9 C
Tuzi
Wednesday, October 8, 2025

Alabar: Nuk dua të investoj në Ulqin, po shqyrtoj opsione të tjera

Mohamed Alabar, pronari i kompanisë “Eagle Hills”, ka deklaruar në një intervistë për televizionin Newsmax Balkans se ka hequr dorë nga një projekt i mundshëm në Plazhin e Madh në Ulqin, për shkak të reagimeve kundërshtuese të komunitetit lokal.

“Pas gjithçkaje që ndodhi, nuk dua të investoj në jug (në Ulqin) fare,” – tha ai.

Ai shtoi se nga ajo që ka parë dhe lexuar, ka kuptuar se populli nuk dëshirojnë investime në atë hapësirë, dhe ai e respekton këtë.

“Kjo është në rregull për mua. Kam biseduar me kryetarë të komunave të tjera dhe kam pasur takime shumë pozitive me ta,” – u shpreh Alabar.

Ai sqaroi se gjatë qëndrimit të tij në Podgoricë, ku ishte folësi kryesor në një konferencë për pasuritë e paluajtshme të enjten, ka zhvilluar takime edhe me udhëheqës të komunave të tjera bregdetare dhe të veriut të Malit të Zi.

Lajmet e fundit
Related news