Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Komunës, Fadil Kajoshaj, nënkryetarin Fisnik Gjokaj dhe kryetarin e Bashkësisë Lokale të Dinoshës, Naim Gjokaj, kanë vendosur gurthemelin e urës së re në Dinoshë.
Vlera e përgjithshme e investimit arrin afro 1 milion euro dhe përfshin hartimin e projektit, rishikimin teknik, ndërtimin dhe mbikëqyrjen e punimeve.
Ndërtimi i urës së re do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e përditshëm dhe do të garantojë një kalim më të sigurt për banorët e Dinoshës dhe të gjithë Malësisë.
Ky është edhe një projekt tjetër i Forumit Shqiptar që po kalon nga zotimi në realizim, duke dëshmuar se puna konkrete është rruga drejt zhvillimit të Malësisë, deklaroi Lindon Gjelaj.
