Ministri Dukaj në Kosovë takohet me Presidenten Justina Shiroka Pula

0
46

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Gjatë takimit, Dukaj e uroi Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së presidentes dhe i dëshiroi sukses gjatë mandatit të saj.

Nga ana e saj, presidentja e falënderoi ministrin Dukaj për vizitën dhe urimet, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.