Gjeloshaj: Mandatet e garantuara dhe të mirat detare janë pjesë e Marrëveshjes për formimin e Qeverisë së 44-t

0
32

Bisedimet dhe marrëveshja për veprimin afirmativ dhe Ligji për të mirave detare janë pjesë e Marrëveshjes për formimin e Qeverisë së 44-t, të cilën e kanë nënshkruar të gjithë liderët e shumicës parlamentare, deklaroi lideri i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj.

Ai theksoi se partitë e pakicave nuk kërkojnë asgjë të garantuar dhe as mandate pa mbështetjen e qytetarëve, por kërkojnë veprim afirmativ në përputhje me standardet demokratike evropiane.

Lëvizja Evropa Tani (PES), e cila është pjesë e pushtetit, u ka premtuar partive të popujve pakicë se brenda 30 ditëve të ardhshme do të përgatisë ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, me të cilat do të mundësohej përfaqësim më i madh i partive shqiptare dhe kroate në Kuvendin e Malit të Zi, në këmbim të mbështetjes për ndryshimet e reja kushtetuese, mëson gazeta “Vijesti”.

Përfaqësuesit e PES-it u takuan të hënën, para votimit të parë për ndryshimet e reja kushtetuese, me partitë e pakicave, të cilat mbështetjen për ndryshimet kushtetuese e kushtëzuan me ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve dhe të Ligjit për të Mirat Detare.

Përfaqësuesit e Forumit Shqiptar, Partisë Boshnjake, Iniciativës Qytetare Kroate dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve i kishin dërguar më herët një letër ambasadorit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Johan Sattler, në të cilën deklarojnë se do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese nëse shqiptarëve u garantohen katër mandate në Kuvend, ndërsa kroatëve një mandat, si dhe nëse ndryshohet Ligji për të Mirat Detare.