Gjokaj: Forumi Shqiptar mbështet përmirësimin e standardit të qytetarëve, por kërkojmë komuna të fuqishme

0
58

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike, Naim Gjokaj, ka deklaruar se përfaqësuesit e Forumit Shqiptar, përfshirë liderin dhe zëvendëskryeministrin Nik Gjeloshaj dhe ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, nuk i kanë mbështetur ndryshimet e propozuara që lidhen me Ligjin për financimin e vetëqeverisjeve lokale, në seancën e Qeverisë ku është diskutuar modeli i ri ekonomik.

Duke folur në emisionin “Reflektor” në TV Vijesti, Gjokaj tha se Forumi Shqiptar e mbështet përmirësimin e standardit ekonomik dhe monetar të qytetarëve, por njëkohësisht kërkon forcimin e komunave.

“Forumi Shqiptar dëshiron status më të mirë të qytetarëve në aspektin ekonomik dhe monetar, por kur bëhet fjalë për komunat – ne duam komuna të fuqishme. Prandaj, për ne masa të tilla në nivel lokal nuk janë të pranueshme”, deklaroi Gjokaj.

I pyetur nëse në Forumin Shqiptar besojnë se modeli i ri ekonomik mund të sjellë standard më të mirë për qytetarët përmes rritjes së pagave dhe pensioneve, por nuk besojnë se ai do të sigurojë qëndrueshmëri dhe stabilitet për komunat, Gnokaj tha se nuk është kompetent të flas për financat publike.

Thjesht shpreh qëndrimin tim dhe qëndrimin e partisë tonë, dhe ai është se duam komuna të fuqishme, sepse kemi frikë se ato do të rrezikohen nga këto masa, tha Gjokaj, duke shtuar se këtë, sipas tij, e kanë treguar edhe analizat e deritanishme.